Drejtori i Ajax: Po bëjmë të pamundurën që të bindim Ten Hag të qëndrojë

by admin
Spread the love

Drejtori teknik i Ajax, Gerry Hamstraha ka deklaruar për “ESPN” se klubi holandez do të bëjë të pamundurën për të mbajtur teknikun Erik Ten Hag, që shihet si një nga favoritët për të marrë stolin e Manchester United sezonin e ardhshëm.

“Ten Hag? Kemi bërë dhe po bëjmë aq sa janë mundësitë tona për ta bindur të qëndrojë. I kemi ofruar një rinovim të kontratës dhe një rritje të pagës, por s;po hyj në detaje. Erik mund të zgjedhë të ardhmen e tij, është i rritur mjaftueshëm për ta bërë.

Ka dy skenarë: shpresojmë që të qëndrojë. Nëse largohet duhet të përgatitemi për skenarin e dytë. Po punojmë për zëvendësuesin? Akoma jo, por po shohim vërdallë”, ka thënë Hamstraha. / Oversport.tv

Foto: AFC Ajax Twitter

You may also like