Drejt privatizimit edhe Posta e Maqedonisë, 3 milionë euro humbje në vit

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se janë duke punuar në gjetjen e rrugës për qëndrueshmërinë afatgjatë të Postës së Maqedonisë, ndërsa për objektin kryesor në qendër të Shkupit, i cili para disa vitesh ishte përfshirë nga zjarri, tha se merr përsipër, së bashku me ministrat përkatës, për ta ripërtërirë atë.

Ai tha se që nga viti 2012 Posta ka humbje prej rreth tre milionë euro në vit dhe vepron si monopol në treg.

“Është një situatë e paqëndrueshme. Qeveria çdo vit ndan mjete nga buxheti i saj. Ajo që mendoj se duhet të bëhet është një riorganizim i plotë i postës, gjegjësisht mënyra e parë është privatizimi, e dyta është privatizimi i pjesshëm me ankand ose me zgjedhjen e partnerit strategjik”, tha Kovaçevski.

Lexo lajme interesante

You may also like