Drejt lamtumirës nga Kombëtarja, Chiellini emocionon tifozët me gjestin e fundit

by admin
Spread the love

Triumfi i Wembley-t dhe aventura e Giorgio Chiellinit me kombëtaren e Italisë po shkon drejt fundit. Pas 18 vitesh, kapiteni do t’i thotë lamtumirë përfaqësueses në Londër, ku u kurorëzua kampion i Europës gati një vit më parë.

Më 1 qershor, të kaltrit do të luajnë finalen kundër Argjentinës, kampionen e Amerikës së Jugut. Mbrojtësi i Juventusit ishte si titullar në miqësoren kundër Turqisë, Chiellini donte ende të përshëndeste në mënyrën e tij kombëtaren që i dha dhe së cilës i dha aq shumë.

I zëvendësuar nga trajneri Roberto Mancini në minutën e 76-të, mbrojtësi i Juventusit hoqi shiritin dhe u nis drejt Gigio Donnarumma për t’ia dhënë atij. Chiellini e mbajti shiritin në duar dhe i dha një puthje. Ky gjest emocionoi tifozët të cilët e komentuan në rrjetet sociale.

You may also like