Draghi kërkon mocion parlamentar për të mbështetur procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

by admin
Spread the love

“Mbështetje procesit të adezionit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian e kontribut në stabilitetin politiko-social të Bosnje Hercegovinës, përmes instrumenteve politike, ekonomike e diplomatike  të BE”, është një nga pikat e mocionit të mazhorancës së forcave kryesore politike italiane aprovuar me shumicë votash në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian e në prag të samitit të vendeve të Bashkimit Europian që do të mbahet më 24-25 mars.

Ky mocion ndjek linjën e kryeministri Mario Draghi, që pak orë më parë, përballë deputetëve italianë prezantoi relacionin e qeverisë mbi qëndrimin e Italisë në samitin europian, me fokusin në zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë e qëndrimin komunitar të vendeve anëtare në politikat e diplomacisë europiane.

 Kryeministri italian ka kërkuar një vëmendje të veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor, “për të parandaluar, tha ai aksione destabilizuese të Rusisë në këtë territor.”

Italia me një pozicion gjeografik mjaft strategjik me këto vende, do të propozoj në samitin e 24 e 25 marsit, përshpejtimin e procesit të adezionit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në BE.

Italia është e prokupuar dhe për kohëzgjatjen e krizës politike në Bosnje Hercegovinë e do t’i kërkoj Bashkimit Europian, të kontribuoj në sheshim e kësaj krize, e cila prej muajit korrik ka paralizuar vendin.

“E rëndësishme që Bosnje Hercegovina të rinis rrugën e reformave për t’u afruar me bashkimin Europian, deklaroi Kryeministri Draghi, e objektivi i Italisë është që të siguroj organizimin e zgjedhjeve politike brenda vjeshtës me qëllim që të evitoj kohëzgjatjen e kësaj periudhe kaq të paqartë për vendin.

Mocioni i Partive kryesore politike italiane prezantuar në Parlament, “impenjon qeverinë që nën veshjen europiane të forcoj rolin e Europës në kuadrin shumëplanësh, duke ndjekur vazhdimësinë e impenjimeve të saj e të aktivizohet si një aktor çelës për ndërmjetësimin mes palëve, në sinergji me vendet e tjera aktive në këtë front, duke mbështetur çdo iniciativë të nevojshme internacionale e dypalëshe për armëpushim e deri në mbylljen pozitive të një rrugëtimi negociues mes Kievit e Moskës.”

Mocioni i forcave të mazhorancës u votua nga 458 deputetë të pranishëm, 457 votuan pro e vetëm 1 deputet abstenoi në votë./ora/

Rruga Press

You may also like