“Dosje tjetër në SPAK”, Monika Kryemadhi del me paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paralajmëroi mbrëmjen e djeshme se ka gati një tjetër dosje për të dorëzuar në SPAK që sipas saj, dëshmon korrupsionin për inceneratorët.

Kryemadhi tha se disa kompani kanë bërë evazion fiskal për inceneratorin e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit që kapin shifrën prej 2.5 miliardë lekë.

Deklarata e Kryemadhit:

“Sot kam marr një përgjigje nga AZHBR, ku kam kërkuar informacione, në bazë të ligjit të informimit për deputetët, përsa i përket dy projekteve që kapin shifrën e 2.5 miliardë lekëve që janë para që i janë dhënë kompanive fiktive që kanë bërë evazion fiskal me inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. 2.2 milionë euro i janë dhënë këtyre kompanive që nuk janë të ndërtuara dhe përgjigja ishte që ne nuk i kemi të sekretuara. Unë do të vazhdoj procesin “Shën Bazilika” dhe kompanitë e Jurgen Dashit. Unë do tia çoj SPAK, se unë e kam dosjen. Skema e inceneratorëve është skemë pastrimi parash e mirëfillta”,-tha Kryemadhi.

You may also like