Dortmund rikuperon Haaland, por humbet dy lojtarë nga Covid-19  

by admin
Spread the love

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për Marco Rose te Borussia Dortmund. Tekniku i gjermanëve ka parë yllin e ekipit Erling Haaland të rifillojë stërvitjen me ekipin sot pas më shumë se një muaji mungesë.

Norvegjezi bëri të gjithë seancën e sotme me shokët e tij dhe gjithashtu filloi të bënte disa ushtrime me top. Nga ana tjetër lajmi i keq lidhet me faktin se dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 të Dortmund.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit Rafael Guerreiro dhe Mats Hummels. Kështu, të dy lojtarët janë izoluar dhe po ndjekin protokollin e caktuar nga autoritet gjermane. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Facebook

You may also like