Dortmund “kafshon” me Wolf! Triumfon Frankfurt, befasohet Leverkusen

by admin
Spread the love

Borussia Dortmund ka likuiduar Arminia Bielefeld me rezultatin 1-0 dhe i afrohen me 7 pikë kryesuesve të Bayern Munich. Verdhezinjtë mund ta ngushtojnë edhe më shumë diferencën, pasi kanë një ndeshje më pak për ta luajtur kundër Mainz.

Takimin e sotëm e ka vendosur Marius Wolf, i cili shënoi në minutën e 21-të. Dortmund dominoi në territor, por nuk ishte e qartë para porte dhe kjo bëri që edhe i gjithë takimi të përfundonte me vetëm një gol.

Fitore për skuadrën e Eintracht Frankfurt, që përmbysi 2-1 Bochum. Miqtë e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 19-të, me anë të Polter, ndërkohë që menduan po vetë të realizojnë edhe golin e barazimit.

Masovic, në minutën e parë të pjesës së dytë, shënoi autogol, kurse pas gjashtë minutash Kamada i dha epërsinë dhe fitoren “Shqiponjave”, që në mesjavë kishin fituar edhe në Europa League.

Humbje e rëndë për Bayern Leverkusen, që e pësoi 0-1 në shtëpi kundër Koln, duke rrezikuar tashmë edhe vendin e tretë në klasifikim.

“Aspirinat” ishin më kërkues, por nuk ia dolën t’i finalizojnë tentativat e tyre drejt portës së skuadrës mike. Koln nga ana tjetër nuk fali me Schindler, i cili realizoi gol me vlerën e tre pikëve në minutën e 67-të. / oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Twitter

You may also like