Dortmund i vendos ultimatum ish-kancelarit: Hiq dorë nga kompanitë ruse

by admin
Spread the love

Borussia Dortmund ka vendosur me shpatulla pas murit ish-kancelarin e Gjermanisë, Gerhard Schroeder. Ky i fundit është një anëtar nderi i klubit, por Dortmund po shqyrton mundësinë që t’i anulojë statusin special në rast se nuk plotëson kushtet e klubit.

Shcroeder mban poste drejtuese në disa kompani ruse dhe Dortmund i ka kërkuar atij të heqë dorë nga këto poste. Ish-kancelari aktualisht është drejtues në Nord Stream 1, Nord Stream 2, Rosneft dhe nga qershori pritet të bëhet gjithashtu pjesë e Gazprom.

Megjithatë, në formë sanksioni për pushtimin që Rusia po i bënë Ukrainës, Dortmund ka vendosur të marrë masa. Nëse Schroeder nuk largohet nga këto pozicione, atëherë klubi do të “veprojë në përputhje me rrethanat” dhe ka shumë të ngjarë të tërheqë statusin e anëtarit të nderit për ish-kancelarin gjerman. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund Twitter

You may also like