Dorëzohet Spalletti: Nëse ky është niveli jonë duhet që ta pranojmë

by admin
Spread the love

“Prisja diçka më shumë kur aktivizova lojtarët e freskët, por e luajtëm topin në një mënyrë që avantazhonte fizikun e tyre. Ishte vendimtar fakti që luajtëm shumë ngadaltë dhe humbëm shumë topa të panevojshëm. Ne marrim përgjegjësitë që kemi, dhe nëse ky është niveli jonë, duhet ta pranojmë”.

Kështu e ka nisur konferencën për shtyp Luciano Spalletti që pas barazimit që Napoli i tij arriti kundër Romës mund të konsiderohet edhe si jashtë garës për titull.

5 NDESHJET E FUNDIT- “Ne nuk duhet të merremi me zgjedhjet, duhet të luajmë për të fituar të gjitha ndeshjet. Nuk ka më përqindje të mbetura, duhet të fitojmë 100% të ndeshjeve të mbetura”

BARAZIMI- “Nuk fituam sepse nuk kontrolluam mirë topin dhe humbën topa që nuk duhet t’i humbnim. Nuk u treguam një skuadër që kishim bindjen e duhur te cilësitë. Kritikat për zëvendësimet bëhen gjithmonë për të nxjerrë keq. De Laurentiis më ankohet gjithmonë përse i bëj zëvendësimet shumë vonë, ose pse zëvendësoj dikë që nuk duhej. Praktikisht me zëvendësimet të gjithë shikojnë atë që duan. /oversport.tv

You may also like