Donte të kisha një djalë. Kur babi iku, më ndryshuan prioritetet

by admin
Spread the love

Dojna Mema është një nga moderatoret më të dashura në Shqipëri e një nga personazhet më të komentuar në median rozë.

E ëmbël, simpatike, mjaft mirë e artikuluar, Dojna ka arritur të bëjë për vete publikun shqiptar.

Së fundmi, moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” që transmetohet çdo të mërkurë në Top Channel e foli si rrallë herë për të atin e ndjerë, i cili prej dy vitesh është larguar nga jeta.

Ajo tregoi se edhe pse duket sikur e fsheh dhimbjen e saj ‘duke buzëqeshur’, në fakt mungesa e tij është reale dhe e përjeton çdo ditë. Dojna u shpreh se kur i ati ndërroi jetë, prioritetet e saj ndryshuan, teksa theksoi edhe se ai gjithmonë kishte dëshiruar që moderatorja të kishte një djalë.

Ne të treja vajzat e shtëpisë, unë mami dhe motra jemi treguar të forta. Në sy të botës duket sikur e kemi përballuar me këtë karakterin e hekurt dhe me buzëqeshje në fytyrë por dhimbja dhe mungesa është reale. Gjithmonë  e kam ndjerë që babai është brenda meje. Kur babi iku mua mi ndryshuan prioritetet. Bashkë me ikjen e babit, mu hap dritare tjerët. I shihja gjërat më sy tjetër edhe tani që po flas më duket sikur flas më zërin e tij. Babai donte shumë të kishte një djalë, ardhja e Nolan ishte shenjë shumë e fortë. Më duket sikur i ngjan babait tim” – rrëfeu Dojna Mema për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

You may also like