Donnarumma: Courtois më i miri në Europë, Milani më bëri krenar me titullin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gianluigi Donnarumma, portieri i Italisë dhe PSG-së, ka dalë sot para mediave në prag të duelit që kampionët e Europës luajnë me Argjentinën. Gjatë konferencës ai u ngacmua për shumë tema, edhe për Milanin që doli kampion në Serie A.

“Portieri i Real Madrid? Dje pashë ndeshjen dhe ai bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, e mbajti Realin në këmbë deri në fund. Mund të ishim ne në finale, por futbolli kështu është. Sot Courtois është portieri më i mirë në Europë”.

“Sezoni i parë te PSG? Të jesh pjesë e një ekipi dhe klubi të tillë të ndihmon shumë. Alternimi për një portier nuk është i lehtë, por ky sezon më ka ndihmuar nga të gjitha pikëpamjet. Nuk është një vit i lehtë, por gjithmonë kam punuar fort. Jam gjithmonë në dispozicion të skuadrës, të Italisë. Nuk kam asnjë problem. Faull nga Benzema? Për mua ishte…”.

“Titulli i Milanit? Pasi fitova titullin në Francë, sezonin e bëri perfekt titulli i Milanit. I përgëzoj ata, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe jam krenar për ta. Nuk ka asnjë keqardhje”. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like