Doni të shihni nga afër finalen e Big Brother VIP? Ku mund t’i blini dhe sa kushton bileta më e lirë (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Informacioni që të gjithë fansat prisnin rreth biletave të finales së madhe të Big Brother VIP Albania është bërë publike ditën e sotme. Në faqen zyrtare të Big Brother VIP janë bërë publike edhe shumat që do të paguajnë fansat që duan të ndjekin nga afër finalen e madhe të Big Brother Vip në 6 Majit.

Në faqen zyrtare të “Top Channel” thuhet se të gjithë ata që duan të ndjekin nga afër finalen do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara.

“Nëse dëshironi të ndiqni finalen e spektaklit të jashtëzakonshëm, të takoni nga afër banorët tuaj të preferuar dhe t’i bashkoheni festës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Për arsye sigurie, vendet janë të limituara. Biletat fillojnë nga 500 EUR”- thuhet në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare të Big Brother VIP.

Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ana e produksionit. Nuk përjashtohet as Pallati i Kongreseve si vendi ku mund të zhvillohet finalja e madhe.

You may also like