“Donaldin nuk do ta fal kurrë”, Einxhel ironizon banorët pas eleminimit të Dagz

by admin
Spread the love

Eleminimi i Dagz, pasi ai doli në nominim përballë Einxhelit si pasojë e një zinxhiri shpëtimesh, ka krijuar një situatë të tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kjo e shqetësoi shumë Einxhel që me lot në sy thoshte që nuk e priste një gjë të tillë nga Donaldi, për të cilin thotë se nuk do ta falë kurrë.

Ndërsa Beatrix u afrua ti fliste, Einxhel i tha se nuk ka asgjë për të folur sepse nuk justifikon dot askënd. Këngëtarja u mundua ti thoshte se zgjodhi Egzonën për shkak se e bëri të ndihej keq me misionin e fshehtë.

“Vetëm për faktin që Dagzi shpëtoi Trixën herën e kaluar, Donaldi nuk duhet ta bënte kurrë këtë gjë. Po nuk e ka bërë padashje. Këtë nuk do ia fal kurrë, bashkë me shumë gjëra të tjera. Meqë e kishte merak që unë kam ndryshuar që nuk jam më e njëjta, do shikojë dhe një tjetër. Edhe me Trixën jam e mërzitur që shpëtoi Egzonën para Dagzit, dhe me Egzonën që shpëtoi Donaldin para Dagzit. Të gjithë”, tha moderatorja.

Ndonëse Beatrix këmbënguli që të flisnin kur të ishin të qeta, Einxhel tha se nuk dëshiron të flasë me askënd.

Po ashtu ajo nuk është kursyer në batuta, ironitë dhe revoltën e shprehur pas largimit të Dagz.

Teksa ndodhej në oborr dhe me Ilirin që shtëtiste, ajo ka nisur të nisur të ngacmojë bazuar në situatat e fundit në shtëpi.

“Iliri të paktën i qëndron besnik njerëzve të tij. Më Sabianin është treguar besnik, me Arbrin me të giithë. Unë me Ilirin kuptohem me sy…”,- tha ajo duke ironizuar deklaratat dhe sjelljen e Donaldit.

Sakaq, Donaldi ka pranuar se ai nuk kishte asgjë me Dagzin pasi është djalë shumë i mirë, por ai donte të nxirrte Einxhelin, pasi nuk i ka pëlqyer sjellja e saj së fundmi në shtëpi.


You may also like