Donaldi vështron Beatrixin gjërsa ajo fle

by admin
Spread the love

“Big Brother VIP” tashmë është bërë formati më i shikuar në vend, banorët e kësaj shtëpie janë bërë kryefjala e mediave rozë çdo ditë.

Drama, debate, të qeshura pa fund, janë vetëm disa prej gjërave që po komentohen më së shumti aty brenda, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkaq ajo që po bie më së shumti në sy është afërmiteti që banorët po krijojnë me njëri tjetrin.

Tashmë siç edhe është bërë e ditur Dj PM dhe blogerja Sara Berisha kanë hedhur një hap më shumë drejtë raportit të tyre, duke bërë kështu që ata të mos jenë thjeshtë shokë por diçka më shumë, gjërat janë ende të komplikuara pasi që ata nuk kanë dhënë diçka konkrente për ndjenat që kanë, por megjithatë ata shihen shumë afër njëri tjetrit dhe kjo ka bërë konfuz të gjithë.

Në Prime-in e kaluar shtëpinë la Semi Jaupaj dhe kjo bëri që brenda shtëpisë të ndyrshonin gjërat.

Ditëve të fundit Beatrix dhe Donaldi janë duke u parë shumë afër njëri tjetrit dhe ende nuk dihet se a do të ndodh diçka në mes tyre, por sjelljet karshi njëri tjetrit po lënë të kuptohet se ata edhe mund të pëlqehen.

Gjërsa Semi ishte brenda në shtëpi Donaldi ishte pak më i ndrojtur, kjo pasi që këngëtarja ishte shumë protektive ndaj tij, si shoqja e ngushtë e prezantueses së njohur Bora Zemanit, ajo është munduar t’i qëndroj besnike shoqes së saj deri në fund duke mos e lënë Donaldin të afrohet me ndonjë vajzë tjetër aty brenda.

Tashmë siç duket gjërat kanë marrë kahje tjetër, por se çfarë do të ndodh deri në fund kjo ka mbetur të shihet.
Megjithatë në një video që është postuar në faqen e “Big Brother Vip” shihet Beatrix gjëra fle dhe Donaldi teksa shihet duke e vështruar, si duket veç se kanë filluar ndjenjat e para. /Kosovarja/


You may also like