Donald Veshaj konfirmon ribashkimin me Bora Zemanin?

by admin
Spread the love

Para disa ditësh “Kryefjala” publikoi disa imazhe ku vetura e Donald Veshaj ishte parkuar poshtë banesës së re të Bora Zemanit, duke lënë dyshime se dyshja janë ribashkuar dhe ndodhi takimi i tyre i parë.

Këtë gjë e ka forcuar dhe më shumë Donaldi sot në një InstaStory ku ka publikuar një moment të tij në skenë.

Ai ka postuar një fotografi ku ka qenë mbrëmë duke përformuar me binjakun e tij, Romeon dhe shokun e tyre të ngushtë, Elgit Dodën.

Ajo që mori vëmendje është mbishkrimi ku aktori Veshaj ka shkruar: “Si mos me të thënë unë ty po?”.

Mund të themi se është një konfirmim i ribashkimit me moderatorën apo vetëm sa për të bërë ‘lëmshë’ në rrjet mbetet të shihet.

 


You may also like