Don Xhoni duket gangster por është i mirë, më ka paguar më shumë se të gjithë

by admin
Spread the love

“Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini ishte një prej të ftuarave në spektaklin “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, në Tv Klan.

Në sfidën e saj përballë reperit të njohur Bardhi, Trejsi Sejdini çfarë nuk zbuloi. Dyshja duhet të zbulonin sekretet e bashkëpuntorëve të tyre ose duhet të pinin shots-in, duke humbur pikë nga sfida e tyre.

Një nga personazhet që Trejsi duhet të zbulonte sekrete ishte reperi Don Xhoni dhe Sejdini vendosi të fitonte pikë duke u përgjigjur kështu: “Një sekret është se Don Xhon duket si gangster, por mua më ka bërë të ndihem shumë mirë gjatë xhirimeve me të”.

Ndërsa kur në lojë u shfaq emoji i parave, Trejsi u pyet se cili nga tre reperët, ku ajo ka qenë protagoniste në klipet e tyre, e ka paguar më shumë, Miss-i shqiptar zbuloi se Don Xhoni ka qenë ai që e ka paguar më shumë për xhirimet e videoklipit.

You may also like