Don Xhoni bëhet me veturën e tipit “Mercedes S-class”

by admin
Spread the love

Një nga reperët më të suksesshëm kosovar padyshim është edhe Don Xhoni.

Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi apo ndryshe i njohur me nofkën e tij artistike Don Xhoni po vazhdon të sjellë këngë të bukura për fansat e tij.

Teksa sonte është Shën Valentini dhe të gjithë prisnin ndonjë foto me modelen ruse, reperi ka treguar se është bërë me veturë të re.

Ai publikoi disa imazhe në Instagram duke treguar që tani posedon veturën e tipit “Mercedes S-class 2022”.

Kjo siç duket vie nga përfitimet e shumta që Don Xhoni ka falë karrierës së tij si reper i kërkuar për koncerte e mbrëmje muzikore.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor është bashkëpunimi me Butrint Imerin me titull “Corazon”.


You may also like