Dominim total në futbollin e femrave, Vllaznia çon titullin e nëntë

by admin
Spread the love

Vllaznia për femra është zyrtarisht kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave. Kjo ndodh në të nëntin sezon radhazi, që vajzat kuqeblu e dominojnë.

Ato e mbyllën kampionatin në kuotën e 58 pikëve pas 22 javëve të zhvilluara, me 19 fitore dhe vetëm një barazim, ndaj Apolonisë së vendit të dytë.

Kampionet e Shqipërisë e siguruan titullin një javë më parë. Ditën e sotme luajtën ndeshjen e fundit, ndaj Skënderbeut.

Ndaj juglindoreve, Vllaznia nuk e diskutoi fitoren, duke triumfuar me shifrat 6-0, me dy gola të realizuar në pjesën e parë nga Doçi dhe Borçi.

Doçi shënoi edhe të tretin në fillim të pjesës së dytë, për t’i lënë radhës Franjas dhe Lufos e për ta mbyllur në fund me golin e tretë personal. / oversport.tv

You may also like