Doktorët kërkojnë përgjigje për vdekjet e papritura të të rinjve nga sindroma misterioze (fotot)

by admin
Spread the love

Njerëz nën 40 vjeç po nxiten të kontrollohen nga zemra për sindromën e re te ‘Vdekjes së Papritur të Të Rriturit’, e cila ka nisur së fundmi të jetë fatale për njerëzit, pavarësisht stilit të tyre “të shëndetshëm” të jetesës apo stërvitjes, që deri disa kohë më parë besohej se zgjasnin jetën e trupit dhe organeve.

Por e përditshmja britanike Daily Mail shkruan se prej rreth një viti duket se po ndodh e kundërta, siç e kemi parë me problemet shendetesore ne sportistë profesionistë apo individë të tjerë të disiplinave të ndryshme.

Vdekja e Papritur e Të Rriturit që në anglisht merr akronimin ‘SADS’ është thjesht një term përfshirës për të përshkruar vdekjet e pashpjeguara te të rinjtë nën 40 vjeç, shkruan Kolegji i pediatërve Australianë.

Vitin e kaluar 31-vjeçarja Catherine Keane, vdiq në gjumë në shtëpinë ku jetonte me dy mikesha në Dublin të Irlandës.

Nëna e saj Margherita Cummins tha për të përditshmen Irish Mirror: “Ato punonin të gjitha nga shtëpia kështu që kur nuk kishte zbritur për mëngjes nuk i vunë mendjen. Por rreth orës 11.20 i dërguan një tekst dhe kur ajo nuk u përgjigj kontrolluan në dhomë dhe panë që kishte vdekur”.

“Shoqja e saj kishte dëgjuar një zhurmë në dhomën e saj rreth orës 4 të mëngjesit dhe beson se ajo është koha e vdekjes”.

Zonja Cummins thotë se e bija shkonte në palestër dhe bënte rreth 10,000 hapa në ditë.

“Gjithmonë shqetësohesha për fëmijët që drejtojnë makinën, por nuk më kishte shkuar mendja te kjo”.

Instituti australian i zemrës dhe diabetit në Melbourne thotë se po harton një regjistër të vdekjeve të pashpjeguara për herë të parë në historinë e vendit.

Një zëdhënës tha: “Kemi regjistruar rreth 750 raste në vit për njerëz nën moshën 50 vjeçare vetëm në kryeqytetin Victoria, me ndalim të papritur zemre (arrest kardiak)”.

“Prej tyre rreth 100 të rinj në vit nuk kishin asnjë shkak të dukshëm pas autopsisë”.

Kardiologia e studiuesja Dr Elizabeth Paratz tha: “Ky është regjistri i parë në vend që kombinon vdekjet e pashpjeguara nga arresti kardiak dhe jashtë ambjenteve mjekësore”.