Dojna Mema tregon publikisht dëshirën që ka për shtatzaninë e dytë!

by admin
Spread the love

Që pas ardhjes së djalit në jetën e saj, duket se gjithçka ka ndryshuar për moderatoren e dashur shqiptare Dojna Mema dhe partnerin e saj, Vlashent Sata. Nola Sol duket se e ka zbukuruar jetën e çiftit, po aq sa edhe “e ka vështirësuar”, pasi moderatorja dhe këngëtari me siguri i kushtojnë shumë kohë të birit, duke hequr edhe dorë nga shumë gjëra që mund të bënin më parë.

Mirëpo, edhe pse tashmë ka një status tjetër, atë të nënës, kjo nuk e pengon Dojnën të jetë aktive në rrjete sociale dhe të postojë momente nga përditshmëria, tashmë e ndriçuar edhe me të birin, Nolan Sol. Por duke qenë se i vogli kërkon shumë përkushtim, kryesisht tani që është në muajt e parë, kjo gjë e ‘pengon’ disi Dojnën në përditshmërinë e saj.

Për këtë arsye, duke qenë edhe se nënat janë më tepër të angazhuara me fëmijët se baballarët, ajo ka vendosur që në shtatzaninë e radhës të jetë…babi! Përmes një postimi në rrjete sociale, Dojna shkruan me shaka: “Shtatzaninë e radhës unë kam vendosur se dua të jem babai”.

You may also like