DOHA – Katari: Hamasi përgjigje pozitive për armëpushim ​

by admin
Spread the love

DOHA, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Hamasi ka dorëzuar një përgjigje ndaj propozimit për një armëpushim të ri në Gaza, tha sot kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

“Ne kemi marrë një përgjigje nga Hamasi, ka disa vërejtje, por në përgjithësi është një përgjigje pozitive”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Doha.

“Kjo na çon drejt optimizmit”, shtoi Mohammed.

Blinken tha se ata kanë studiuar përgjigjen dhe se ajo i është përcjellë Izraelit.

Në një deklaratë, grupi rebel Hamasi i konfirmoi ndërmjetësuesve të Katarit dhe Egjiptit përgjigjes e tij duke shtuar se e kishte trajtuar propozimin me “një frymë pozitive”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like