Doganierët e Maqedonisë së Veriut sekuestruan aparate për lojëra të fatit

by admin
Spread the love

Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se kanë konfiskuar nëntë makina për lojëra të fatit dhe 405 pjesë për mirëmbajtje.

Ata thonë se një importues ka tentuar t’i kontrabandojë në mesin e mallrave të deklaruara për import në njësinë e doganës në Gjevgjeli.

“Pajisjet së bashku me pjesët e mirëmbajtjes janë zbuluar gjatë një kontrolli të detajuar i cili është kryer nga Ekipi Mobil i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve. Ndaj firmës importuese të pajisjeve për kazino dhe automate janë ngritur kallëzime përkatëse për shkelje të rregullave doganore”, thuhet në njoftimin e Doganave.

 

 

MARKETING



You may also like