Doganat ose DAP-in, përndryshe nuk hyjmë në qeveri?

by admin
Spread the love

Nuk do të pres pafundësisht, javën e ardhshme do të dihet nëse do të hyjmë apo jo në koalicion qeveritar, ka thënë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A1on.

Ndonëse thotë se më e rëndësishmja për të është hekurosja e diferencave programore, ai thekson gjithashtu se nuk kanë ndërmend të hyjnë në koalicion qeveritar nëse u jepen drejtori apo ministri të parëndësishme.

“Ne nuk kemi ndërmend të jemi vetëm një kukull në këtë koalicion. Korrupsioni dhe sundimi i ligjit janë në krye të prioriteteve tona, prandaj presim pozicione të përshtatshme ku të mund të kontribuojmë realisht në çrrënjosjen e korrupsionit. Për shembull, Drejtorinë e të Hyrave Publike, Doganat, apo të ngjashme”, ka thënë Taravari, përcjell Klanm.

You may also like