Do të paguhet më shumë se Ronaldo, Al Hilal gati ta bindë Messin me ofertën e padëgjuar më parë

by admin
Spread the love

Zëvendëspresidenti i “Blaugranave”, Rafa Yuste, ka ndërmarrë hapin e guximshëm për të konfirmuar se klubi është në bisedime me Messin për një rikthim të bujshëm në “Camp Nou”, këtë verë.

Mirëpo klubi katalanas po has një pengesë shumë tepër serioze në tentativën për të bindur “Pleshtin”.

Al Hilal, ekipi rival i Al Nassr, ku militon Cristiano Ronaldo, por përgatit një ofertë që do të thyejë të gjitha rekordet.

Sipas raportimeve nga “Daily Mirror”, Al Hilal do t’i garantojë Messit një pagë që tejkalon 173 milionë stërlinat që thuhet se fiton në vit Ronaldo tek Al Nassr.

Kontrata aktuale e Messit me Paris Saint-Germain skadon në qershor, dhe pavarësisht optimizmit të gjigantëve francezë për aktivizimin e një klauzole të zgjatjes 12-mujore, Messi duket se do të largohet nga Parisi.


Top Channel

You may also like