Do të ketë pasoja për ngjarjet në Banjskë. Ishte një sulm terrorist! – Shqip

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell Fontelles ka konfirmuar sot nga konferenca e shtypit të mesditës të Komisionit Europian, se do të ketë pasoja për ngjarjet në Banjskë, por pritet përfundimi i hetimit, njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj.

Peter Stano është pyetur mbi qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, sipas të cilit, në bazë të marrëveshjes së Brukselit, polici i Kosovës që u vra në Veri të Kosovë nuk duhet të ndodhej aty , si dhe narrativës së krijuar në Serbi për të legjitimuar të ashtuquajturit“ luftëtarët e lirisë” në Serbi, që janë cilësuar si terrorristë nga BE.

Kjo narrativë është sfiduar qartazi nga zëdhënësi Peter Stano

“ Sê pari, më lejoni t’ju rikujtoj qartësisht qëndrimin e Bashkimit Europian mbi ngjarjen që ndodhi të djelën në Veri të Kosovës. Ky ishte një sulm terrorist. Një sulm terrorist duhet të hetohet dhe përgjegjësit për këtë sulm duhet të përgjigjen para drejtësisë. Të gjithë duhet të kontribuojnë dhe tê sigurojnë, që jo vetëm të ketë një hetim tê plotë, por të bëhet drejtësi për ata që e planifikuan, ekzekutuan dhe që janë pas këtij sulmi. Kjo është shumë e qartë dhe ky qëndrim i BE-së ështê përsëritur disa herë. Ajo që ndodhi të djelën është shumë serioze, duhet qartêsuar, sepse do të ketê pasoja. Por mënyra e veprimit të Bashkimit Europian nuk është të komentojë çdo koment që bëhet. Ne do të ndërrmarrim përgjigjjet e duhura kur shtetet anëtare të gjykojnë se ka ardhur koha për këtë”. – ka deklaruar Stano.

Sipas Peter Stano, kundëreagimet ndaj komenteve apo qëndrimeve të palëve si në rastin e presidentt Vuçiç bëhen drejpërdrejt midis përfaqësuesve tê Bashkimit Europian dhe palëve dhe jo në komunikim publik, pasi kjo nuk ndihmon hetimin./Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

You may also like