‘Do më shihni shumë shpejt në media’, çfarë po paralajmëron Dojna Mema?

by admin
Spread the love

Moderatorja e dashur Dojna Mema i mungon ekranit shqiptar prej disa muajsh. Megjithatë, ajo është shumë aktive edhe në rrjete sociale, ku shpeshherë bisedon edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke i informuar rreth përditshmërisë së saj të re.

Në një bisedë të bërë së fundmi me ndjekësit e saj, një prej ndjekësve e ka pyetur për rikthimin e saj në televizion. Dojna premton se së shpejti do ta shohim në ekran me një program siç i ka hije Dojnës! Pasi momentalisht duket si e zhgënjyer nga ajo ç’ka media ofron.

“Ajo që po ndodh aktualisht në media nuk është situata më stimuluese për formën si unë e shoh median, atë që media duhet të përfaqësojë. Edhe për formën si unë e shoh rolin e moderatorit, prezantuesit, gazetarit, personit që është në vijë të parë dhe në kontakt direkt me publikun.

Le të themi se aktualisht që flasim asnjë nga programet, që bëhet nuk më stimulon aspak. Por, ju do më shihni shumë shpejt. Ashtu si ju dëshiron të më shihni”- tha Dojna.

You may also like