Do gënjeni njeri sot? Ja pse 1 Prilli është dita e gënjeshtrave

by admin
Spread the love

1 prill njihet ndryshe nga të gjithë si dita e gënjeshtrave. Por pse njihet si e tillë?
Sipas profesor Joseph Boskin, kjo ditë e ka prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.
Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve. Sot 1 prilli festohet në Europë si dita e gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.
“BBC” njihet për një nga këto. Në 1957 shumë shikues besuan një raport të publikuar në ekranin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor “One Direction”, gënjeu fansat duke u thënë se do të bëhej baba.
Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj./revistawho.com

You may also like