Do e ndaja burrin për një shpullë, nuk ka rëndësi sa vite kam e martuar

by admin
Spread the love

Në emisionin e mëngjesit në Tv Klan, “Aldo Morning Show” u diskutua një temë mjaft interesante, “A duhet të ndahesh nga burri sepse pas 35 viteve martesë të qëllon me pëllëmbë?” Për këtë temë ka dhënë mendimin e saj edhe moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha, e cila u shpreh se nuk do ta mendonte dy herë, por do të ndahej nga partneri nëse ai vë dorë mbi të.

Sipas saj, kjo pëllëmbë nuk vjen nga hiçi, por sepse tjetri mund të ketë probleme mendore. Megjithatë, ajo u shpreh se kjo gjë varet edhe nga kushtet ekonomike, pasi nëse një grua është e varur nga burri, ajo do ta kishte të vështirë të ndahej nga partneri.

Më poshtë, bisedë e shkëputur nga emisioni “Aldo Morning Show në Tv Klan:

Vilma Masha: Jemi në Shqipëri në fakt dhe se si duket kështu edhe nëse diskuton për një shuplak, ua ç’është kjo, për  një shuplakë?! Unë për veten time do e ndaja.

Aldo: O Vilma flasim për 30 vite martesë?

Vilma Masha: 30 vjet martesë, po ç’lidhje ka 30, 20, 50, po arriti aty, nëse vjen puna te dora unë nuk mendoj se vjen rastësisht, vetëm nëse tjetri është me probleme të shëndetit mendor. Se ka zhvillim më parë, një dhunë verbale…

Aldo: Gërr-vërre ka pasur dhe më parë, se ku ka çift që nuk ka kështu, por me dorë, është hera e parë.

Vilma Masha: Me thënë të vërtetën unë falë zotit jam rritur me dy prindër të mrekullueshëm që realisht përveç ngritjeve të zërit, që mos të bëjmë kot, me dorë, apo këto variantet e dhunës, kurrë!

Aldo: Po ja ndodhi  pas 30 e ca viteve, ça do bësh?

Vilma Masha: Po, varet nga kushtet. Mendoj se nëse njerëzit janë në kushte të mira ekonomike për të përballuar një jetesë mendimi i parë unë do isha patjetër do e ndaja.

Aldo: Pse ekziston mundësia ta mbash për shkak të ekonomisë?

Vilma Masha: Patjetër mo, patjetër. Seriozisht e ke?! Patjetër! Nëse është një grua e papunë që nuk ka bërë asgjë, ka rritur vetëm fëmijët është shtëpiake, po ku do shkoj e shkreta se pas 30 e ca viteve ndoshta as prindërit nuk i ka në gjendje për t’i ndihmuar, a ndoshta nuk i ka fare, apo nuk ka një shtëpi. Sigurisht që po, s’do dali në rrugë, do thotë po e duroj, mbase më shumë se kaq.

You may also like