Do bëhem avokate për VIP-at që i “vdiqën” – Shqip

by admin
Spread the love

Eni Çobani ka reaguar pas lajmeve të rreme që qarkulluan në disa media online se ajo ajo kishte ndërruar jetë. E ftuar në “Wake up”, Çobani tha se ka vendosur që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjor dhe zbuloi gjithashtu se ka marrë shumë telefonata nga personazhe VIP, të cilët ajo thotë se është gati t’i përfaqësojë ligjërisht.

“Nuk e di fare se kush janë, do të mbaj fjalën që kam thënë që do të lejoj këtë javë të shikoj veprimin që ata do kryejnë. Dhe ditën e hënë kam vendosur që të paraqitem vëtë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për të filluar unë vetë, nëse duan mund të më bashkohen edhe shumë të tjerë që më kanë telefonuar, kryesisht njerëz publikë. Unë jam e mirëpritur t’i përfaqësoj edhe ata sepse kjo gjë duhet të marrë fund. Nuk mund të bëhen të tilla lajme negative dhe që sjellin negativitet”, tha juristja.

You may also like