Do arrij deri në finalen e DWTS, Ledri ka qenë motivim i madh për mua

by admin
Spread the love

Sara Hoxha, partnerja e reperit Ledri Vula dhe konkurrentja e “Dancing With the Stars”, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë në “Më Lër të Flas”,  ku ka zbuluar gjithçka rreth spektaklit ku merr pjesë dhe ka dhënë mendimin e saj për finalistët dhe konkurrentët e dobët.

“Isha shumë e pasigurtë a ta pranoja apo jo, për këto problemet që po më shfaqen tani gjatë kësaj eksperience. Problemet me kamerën por mendoj që kur të dal nga këtu edhe nga “Dancing With The Stars” do të jem shumë e rrahur me këtë gjë dhe do të jem më gati për jetën televizive.

Është problem sepse më merr shumë malli kur është në Kosovë. Tani e kemi bërë që një javë të vijë këtej dhe një javë të shkojë andej. Kjo është pjesa më e vështirë sepse edhe Ledri nuk shkëputet dot gjatë gjithë kohës që të vijë këtu. Po, as që diskutohet. Patjetër sepse të gjithë njerëzit që e duan Ledrin detyrimisht më duan edhe mua. Më votojnë mua për Ledrin. Është normale kjo gjë.

Mendoj që do të jetë Elhaida dhe Arditi. Po, patjetër edhe unë do të jem në finale. Mund të jetë Megi, Isli, Salsano ose Julka nuk e di. Mbase Islin nuk e shoh shumë në finale, por nuk e di se çfarë do bëjë ai edhe këto dy, tre javë që kanë ngelur. Unë ndonjëherë mendoj që Kledi mban me hatër Elhaidën…”, u shpreh Sara.

You may also like