Djokovic ende “i padëshiruar” në SHBA, tenisti ka një plan “B”

by admin
Spread the love

Pjesëmarrja e Novak Djokovic në turnetë amerikan është ende në pikëpyetje, me organizatorët që po bëjnë çmos për të marrë një leje të veçantë për serbin që të jetë pjesë e Indian Wells dhe Miami Open.

Shteti amerikan nuk lejon të huajt e pavaksinuar që të futen në SHBA dhe Nole është një nga ata që e refuzon vaksinimin.

Numri një i ATP në tenis nuk luan që pas Australian Open, megjithatë ai synon që të ruaj kreun e renditjes dhe e ka një plan B nëse nuk do të jetë pjesëmarrës në dy turnetë amerikan në muajin mars.

Sipas informacioneve të fundit, Djokovic pritet që të marrë pjesë në turneun ATP 500 të Dubait.

Edhe pse serbi ka pasur shqetësime fizike, me shumë gjasa ai do të marrë pjesë në turneun që nis në datën 27 shkurt, me qëllim për të marrë pikët e mjaftueshme për të mos rrezikuar vendin e parë të renditjes së përgjithshme.

Situata mund të ndryshojë nëse Nole merr lejen për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pa vaksinë.


Top Channel

You may also like