“Djemtë e rinj shkojnë me gratë e moshuara”, detektivja shqiptare zbulon trendin e ri të tradhtisë

by admin
Spread the love

E ftuar në WakeUp ka qenë dedektivja e njohur shqiptare Shkënda Lili. Në fjalën e saj Lila ka treguar se tashmë kanë ndryshuar trendet e tradhtisë. Sipas saj nuk janë vetëm gocat e reja që lidhen me burra të martuar të mëdhenj në moshë.

Sipas saj, tashmë është shtuar “pushteti” i grave të mëdha në moshë, me fuqi dhe para që lidhen me çuna të rinj.

“Janë gra në moshë të madhe, me fuqi dhe para dhe kanë çuna të rinj. Nuk janë vetëm burrat e moshuar me vajza të reja. Por ne bëjmë vetëm punën”, tha në studio Shkënda Lila.

Ajo tregoi në studio se njerëzit që janë martuar shumë herët, ose nuk kanë pasur eksperienca në jetën e tyre janë më të prirur ndaj tradhtisë.

“Njerëzit që janë martuar shumë herët nuk i kanë përjetuar eksperiencat në kohën kur duhet. Tani kanë kaluar adoleshencën e dytë, kanë vënë gjërat në vij dhe nisin e tradhtojnë. Harrojnë që kanë një familje pas, kanë fëmijë”, tha Lili.

You may also like