Djaloshi që u vra në Zvicër, u varros në Kosovë

by admin
Spread the love

Ishte rruga më e vështirë për të afërmit: Funerali i Arditit të tyre të dashur, i cili u vra në pikën e karburanteve Avia në Geuensee LU. Por familja e pikëlluar nuk ishte e vetme. Në lamtumirën e së mërkurës në Kosovë morën pjesë mbi 1000 persona.

Ata me vete kanë pasur kurora me lule të mëdha për t`i thënë lamtumirë, mbanin lule të bardha në duar ose kishin veshur një këmishë të zezë me një fotografi të të riut të ndjerë. Më poshtë është shënuar: “R.I.P. Ardit”. Mbi 1000 persona erdhën të mërkurën, në funeralin në Nabërgjan në Kosovë për t’i thënë për herë të fundit lamtumirë Ardit N. (20).

Vozitësi i ri i kamionit nga Kantoni i Lucernit u vra të shtunën e kaluar gjatë një grindje të ashpër midis dy grupeve në pikën e karburanteve Avia në Geuensee LU, shkruan “Blick”, transmeton Shtegu.com. Policia është ende duke u përpjekur për të gjetur autorin i cili mund të jetë në mesin e shtatë të arrestuarve.

Të afërmit dhe miqtë do të qëndrojnë në vendin e tyre deri të dielën dhe do t’i urojnë të ndjerit të prehet në paqe në gjuhën e tyre kombëtare: “Prehu në paqë, Ardit!”.

You may also like