Djaloshi nga Gostivari që po bëhet shembull i arritjeve të suksesit në jetë

by admin
Spread the love

Ditë më parë, Arben Jakupi nga Gostivari inxhinier i shkencave të ndërtimtarisë së lartë, fiton medaljen e artë në Zvicër nga shkenca e inxhinierisë

Në një event vjetor organizuar në Zug të Zvicrës, me pjesmarrës figura të njohura të inxhinierisë zvicerane e botërore, Arben Jakupi nga Llakavica e Gostivarit, inxhinier i shkencave të ndërtimtarisë së lartë, është dekoruar me medalje të artë.

Ndryshe, Arbeni është një nga inxhinierët më të zellshëm dhe aktualisht udhëheq projektet gjigante një kompani të njohur që njihet për realizimin e projekteve gjigante në Europë.

Arbeni njihet edhe për faktin se si profesor kryesor të lëndës së statikës e ka patur inxhinierin që ndërtoi Burj Khalifa në Dubai.

Arben Jakupi ka lindur në vitin 1992 në Gostivar. Deri në vitin 1998 jetoi në Gostivar, dhe si gjashtëvjeçar shpërngulet në Zvicër te babai tij, i cili ka punuar atje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Arbeni ka vijuar shkollimin në Zvicër. Më pas realizoi formimin profesional në ndërtim metalik. Pas trajnimit, e lejuan të qëndroje në të njëjtën kompani dhe u punësua si menaxher asambleje.

Meqenëse Arbeni ka dy nënshtetësi, maqedonaseo – veriore dhe zvicerane, ai ishte i obliguar të kryej shërbimin ushtarak në armatën zvicerane. Pas përvojës jetësore në ushtri, po mendonte se çfarë do të bënte në karrierën e tij profesionale. Familja e tij kishte dëshirë që ai të shkojë në universitet dhe këtë ia bëri të mundur, ndërsaa Arbeni enkas për portalin “Shtegu.com” rrëfen se i është shumë mirënjohës! Më pas, ai regjistrohet për provimin pranues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Lucernit, të cilin e kaloi pa ndonjë problem të madh dhe fitoi një vend të studimeve të inxhinierisë për ndërtimtari të lartë. Paralelisht me studimet, Arbeni ishte anëtar i menaxhmentit të një kompanie ndërtimi zvicerane, së cilës edhe sot e kësaj dite i është mirënjohës.

Për shkak të notave të mira gjatë studimeve, ai u angazhua për një punë shtesë si asistent në inxhinieri strukturore. Në një moment përfunduan edhe studimet, të cilat i kaloi shkëlqyeshëm dhe të cilat i hapën shumë mundësi. Ai vendosi të shkojë në një kompani që është shumë inovative dhe ka projekte të mëdha në mbarë botën. Me këtë hap që bëri, Arbeni është i kënaqur me vendimin, është kompania e duhur dhe puna e duhur që i krijon satisfaksion.

Për më tepër: Kompania ku punon Arbeni ka mbi 30,000 punonjës, ndërsa ai është përgjegjës për projektet në Zvicër dhe pjesërisht për ato në Austri dhe Gjermani.
Arben Jakupi u është mirënjohës të gjithëve që ia bënë të mundur këtë dhe që për të janë aty edhe sot.

You may also like