Djaloshi nga Begraca, një boksier që premton shumë në Gjermani

by admin
Spread the love

Një rrëfim interesant na vjen nga Gjermania, ku Bashkim Gashi nga fshati Begracë vendosi ta vazhdojë jetesën, për arsye të ndryshme. Bashkatdhetari ynë rreth të pesëdhjetave u integrua shumë shpejt në përditshmërinë gjermane dhe në rrethinën ku jeton njihet si punëtor i zellshëm në ndërtimin dhee sanimin e rrugëve.

Djali i tij Leondriti tashmë është 18-vjeçar dhe gjithnjë e më shumë po korr suksese në sportet marciale te Fight Club ëuppertal. Nga shtatë ndeshje të zhvilluara, Leondriti i ka fituar që të shtatat, ndërsa katër prej tyre me nokaut.

Nuk ka se si njeriu të mos ndjehet krenar me këtë djalosh, i cili përpara ka një perspektivë të ndrtshme. Natyrisht, Leondriti ka nevojë për një sponzor që të ngjitet drejt majave më të larta të këtij sporti. Redaksia e Shtegu.com i uron suksese në të ardhmen.

You may also like