Djaloshi këmbëngulës nga Kosova e fiton lejeqëndrimin në Francë

by admin
Spread the love

Engjull Bekteshi erdhi nga Kosova në Francë në moshën 13-vjeçare. Pas disa vitesh në një garazh makinash në Mayenne, menaxheri i ofroi atij një kontratë afatgjatë. Në moshën 20-vjeçare, i riu më pas merr një lejeqëndrim për të banuar ligjërisht në vend

“E kam marrë më 29 nëntor 2021”, kjo datë është ajo e marrjes së lejeqëndrimit të Engjull Bekteshit, kosovarit të ri që ka ardhur në Francë shtatë vite më parë, ndaj nuk është për të harruar. Pas kërkesave të shumta për azil, ai mori statusin e çmuar, por gjithashtu nënshkroi një kontratë të përhershme në një garazh makinash në Mayenne, ku kishte punuar për disa vite.

I ardhur nga Kosova me familjen në vitin 2014, djaloshi thotë: “Kur erdha isha 13 vjeç dhe arrita të integrohem shumë lehtë, falë sportit dhe studimeve. E njoha sportin në shkollë, fillova të merresha me sport në një klub”. I riu bëhet një nga përfaqësuesit e departamentit Mayenne, duke arritur në vendin e 15-të në kampionatin francez të vrapimit.

Gjatë kësaj periudhe adoleshente, ai shton: “Zbulova njerëz që më kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës”. Engjull Bekteshi i referohet veçanërisht shokëve të klasës dhe shoqatës RESF, Rrjeti Edukatë pa Kufij, të cilët u mobilizuan përmes peticioneve dhe demonstratave të ndryshme për t`ia lejuar qëndrimin në Francë.

Djaloshi ri merr një diplomë profesionale, në mekanikën e automobilave në shkollën e mesme Leonardo da Vinci në Mayenne. Ai bëri disa praktika në garazhin Martineau-Durand. “Në fillim shumë i turpshëm”, kujton partneri Simon Martineau, “por ne pamë që ai ishte shumë i interesuar, se kishte dëshirë dhe se u integrua menjëherë”.

Engjull Bekteshi dhe Simon Martineau vazhdojnë të ndjekin së bashku aventurën në garazhin e Mayenne, pasi kosovari e fitoi diplomën. Shefi përfundon duke i ofruar për ta punësuar atë përgjithmonë. Një fakt i thjeshtë i dukshëm, raporton ai: “Në botën e mekanikës këto ditë, është shumë e vështirë të gjesh njerëz. Aty kishim dikë në dorë, që donte të punonte dhe e dinim si punonte. Pra, nga njëra anë ai dëshiron të punojë, ne kemi nevojë për fuqi punëtore: pse të mos e punësojmë?”.

Menaxheri i autokompanisë vazhdon me lehtësi: “Nuk ka më pyetje për të bërë. Nuk e kuptoj pse do të kërkoja diku tjetër, me pretekstin se është e huaj apo ndryshe. “Simon Martineau mori garazhin e të atit në vitin 2017 dhe ngre një tjetër argument në punësimin e Engjull Bekteshit: “Për të rekrutuar njerëz nuk është vetëm një hap për të shpejtuar që ky person të ketë letrat e tij. Ne kishim nevojë për mekanikë në punëtori për të mundur të zhvillonim kompaninë”.

Në këtë kuptim, i riu i sapopunësuar sjell me vete një tjetër avantazh për garazhin. Ai u trajnua në D-Tailling, domethënë në përmirësimin e jashtëm dhe të brendshëm të modeleve të nivelit të lartë. Ndaj, kur Engjull Bekteshi mëson lajmin e mirë nga prefektura për lejeqëndrimin, Simon Martineau entuziazmohet: “Më në fund do të mund të ecim përpara”.
Në moshën 20-vjeçare, tani kosovari ri nga Mayenne e falënderon shefin e tij për marrjen e lejeqndrimit. “Ishte falë kontratës që firmosa (në garazh) që gjërat ndryshuan dhe mora lejeqëndrimin”, thotë Engjulli. Me lejeqëndrimin e famshëm në xhep, Engjull Bekteshi tashmë mund të mendojë për projektet e tij të radhës: “Të realizoj ëndrrat e mia, të jetoj në heshtje, të bëj çfarë të dua, të udhëtoj, pa kufizime”. Dhe mekaniku i ri ka për momentin një synim specifik: të marrë patentën e shoferit!

Në një pronocim ekskluziv për portalin Shtegu.com, Engjulli nga fshati Komogllavë i Ferizajt, të gjithëve ua uron një vit të mbarë e të lumtur.

You may also like