Djali e rrah 89-vjeçarin në Viti

by admin
Spread the love

Mosmarrëveshjet brenda familjeve kosovare shpesh dinë të eskalojnë edhe në dhunë.

Një e tillë ka ndodhur në Viti të mërkurën, ku pas një mosmarrëveshje djali e ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani tha se dyshohet se autori i ngjarjes ka probleme psikike.

“Është ndaluar për tretman mjekësor në repartin e Neurologjisë në spitalin rajonal të Gjilanit”, tha Osmani.

Ai theksoi se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “Dhunë në familje”.

Klankosova.tv mëson se viktima i takon moshës 89-vjeçare, njofton Klankosova.tv/ Klankosova.tv

You may also like