‘Dj Geek flirtoi me recepsionisten’, Ylli Limani e nxjerr jashtë vetes Dafinën – Shqip

by admin
Spread the love

Ylli dhe Dafina ishin mbrëmjen e kaluar bashkë për të performuar në një koncert. Por para koncertit, Ylli i punoi një rreng Dafit duke i thënë se Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten. Në videon e publikuar në Instastory, Ylli shfaqet duke i shkuar Dafinës përballë, teksa partneri i saj ndodhet aty prezent, dhe i thotë: “Dafin, Geek më përpara flirtoi me recepsionisten. Ajo i tha a mund ta shoh kartën e dhomës, ky i tha a po do të shohësh dhomën?”

“Pse po rren ti?”, dëgjohet t’i thotë Dafina duke kënduar ndërsa Ylli vazhdon trillimin e historisë. Aty Dafi nuk mban më dhe nis t’i gjuajë duke bërë humor.

 

You may also like