Divorci i Justin Trudeau dhe pse ka kaq shumë diskutime se do të ndikojë në të ardhmen e tij politike

by admin
Spread the love

Tani që kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe Sophie Grégoire Trudeau janë ndarë zyrtarisht, pyetja e madhe që lind nga klasa e thashethemeve në Otava është: A mund ta ndryshojë kjo të ardhmen e tij politike?

Çifti më i famshëm politik i Kanadasë bëri njoftimin e tyre bombë më 2 gusht se po ndahen pas 18 vitesh martesë.

Ata nuk dhanë shpjegime, por thanë se ishte rezultat i shumë negociatave të vështira.

Dhe spekulimet për statusin e tij në krye të Partisë Liberale do të rriten vetëm tani.

Trudeau ishte zotuar muaj më parë se planifikon të udhëheqë partinë e tij Liberale në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar një mandat të katërt, një gjë tepër e rrallë kjo.

Po krahasuar atë angazhim më ditët e sotme, jeta e tij duket ndryshe.

“Ai ka qenë pak jashtë loje,” tha anketuesi Greg Lyle, president i grupit Innovative Research.

“Qeveria liberale ka hasur vështirësi, dhe ka pasur pikëpyetje nëse kryeministri është në gjendje ta drejtoje”.

Ai është poshtë edhe me sondazhe, dhe jo pak.

Kohët e fundit ai lëvizi shumë nga ekipi i tij në kabinetin qeveritar. Shtoj edhe faktin se ai po ndahet ligjërisht dhe fëmijët po qëndrojnë me të.

Lyle tha se ka shumë të panjohura, por përgjegjësitë shtesë familjare do të shtojnë presionin ndaj tij për të mos kandiduar më – edhe pse Trudeau nuk do ta thotë kurrë këtë publikisht.

Trudeau ka qenë kryeministër që nga viti 2015 dhe ka udhëhequr partinë që nga viti 2013, por spekulimet janë të shumta për qëndrimin e tij si lider tetë vjet pas qeverisjes.

Rregulli politik konvencional në Kanada është se afati tipik i ruajtjes për një udhëheqës partie është 10 vjet në rastin më të mirë.

Ndërkohë, ka katër ministra të Kabinetit Liberal të përfolur gjerësisht se janë aspirantë për drejtimin, megjithëse një organizator i vjetër i partisë thotë për POLITICO se asnjëri nuk duket të ketë një plan  të mirëorganizuar gati për ta nisur betejën

Justin dhe Sophie do të qëndrojnë së bashku si familje, sipas një deklarate të përbashkët, madje do të shkojnë me pushime së bashku ditët në vijim.

Më pas, Trudeau kthehet në punë me kabinetin dhe fillon puna përpara se Parlamenti të kthehet në fund të shtatorit.

Për kanadezët më të vjetër, kjo histori ngjan si përsëritje.

Prindërit e Trudeau, ish-kryeministri Pierre Elliott Trudeau dhe Margaret, u ndanë në vitin 1977. Kjo ndodhi pas tre zgjedhjeve. Fëmijët qëndruan me të.

Pierre organizoi një mandat të rrallë të katërt si kryeministër, por ai ishte si një rikthim në vitin 1980 pas humbjes nga Konservatorët Progresivë të Joe Clark. Pierre dhe Margaret u divorcuan në 1984.

Patrick Gossage, i cili ishte zëdhënësi i Pierre Elliott Trudeau kur ai ishte kryeministër, kujton se duhej të shmangte pyetjet e gazetarëve nëse ndarja po ndikonte në performancën e Pierre Trudeau në drejtimin e vendit.

Përgjigja e tij ishte që i takonte shtypit ta provonte.

“Ne e dinim fort  mirë se ai ishte shumë i mërzitur dhe ishte e vështirë për t’u marrë vesh me të për një kohë, kjo është e sigurt. Është shumë e vështirë t’i kalosh ato gjëra pa asnjë ndikim në jetën tënde të punës” tha ai.

Por nëse ndarja ka rënduar mbi Justin Trudeau dhe ka shkaktuar vështirësi në performancën e tij, kjo mund të jetë edhe një mundësi për ta rikthyer atë në lojë.

Shpesh i përshkruar si elitë dhe jashtë kontaktit nga kundërshtarët e tij, divorci mund të shërbejë gjithashtu një pikë tjetër kontakti  për t’u lidhur me votuesit e pakënaqur.

Vota ungjillore tashmë nuk është shumë mbështetëse për kryeministrin, thekson Lyle, megjithëse ai ka gëzuar mbështetje nga shumë myslimanë dhe sikë, por ndarja ndoshta nuk do ta dëmtojë politikisht atë.

You may also like