Ditë e veçantë për Aurela Gaçen, i bën urimin e bukur vajzës që ka ditëlindjen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur, Aurela Gaçe. Vajza e saj e vogël, Abigail feston ditëlindjen dhe mbush 6 vjeçe.

Padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim nga mami Aurela, e cila ka ndarë në Instagram një foto të së bijës. Ajo ka treguar edhe një ngjarje plot humor që i ndodhi sot, teksa do ta çonte Abin në shkollë.

Urimi i plotë i këngëtares: “6 vjeç sot, gëzimi dytë i familjes tonë. Dashuria jonë Abi. E zgjoj në mëngjes, hajde se do bëhemi gati për shkolle( parashkollor).

Mezi çohet. Kam kollë, mê dhëmb këmba etj. Sot i them, do çohemi se ke ditelindjen, edhe do të të urojnë shoqet. Poooo – tha- edhe u çua si shigjetë hahahaha. Sot nuk kishte asnje ankesê.

E pyeta, a ke qejf të të nxjerrë mami këtu tek ky ekrani në telefon ku të shohin njerezit? Po- tha ( lagjia e di që ka qejf pak vëmëndje, tani e dini edhe ju)”, shkroi Aurela.

You may also like