Dita e dytë e debatit rreth Propozim buxhetin e propozuar për vitin 2024

by admin
Spread the love

Kuvendi në kuadër të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së 135-të debaton rreth Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2024. Për opozitën ky është buxheti më megaloman deri më tani, i cili është joreal, nuk ka vizion të qartë dhe i sili do të ketë pasoja për qytetarët në tërë vitin 2024. Për shumicën në pushtet, ndërkaq, është real, zhvillimor dhe do të sigurojë rritje të qëndrueshme ekonomike. Debati vazhdon pasdite pas përfundimit të pauzës së rregullt.

Paraprakisht në debatin e prëgjithshëm, Dime Velkovski nga LSDM theksoi se buxheti për viti9n 2024 duhet të sigurojë rritje të qëndrueshme ekonomike, likuiditet në pjesën e financave, konsolidik fiskal, përforcim të qëndruehsmërisë fiskale dhe zbatim të masave të targetuara për mbështetje të ekonomisë dhe të kategorive të ndjehsme të qytetarëve.

Velika Stojkova Serafimovska nga VMRO-DPMNE theksoi se në fushën e mjedisit jetësor dhe ndotjes së ajrit nuk është bërë gjithçka që është premtuar nga shumica në pushtet në vitet e kaluara dhe se në propozim buxhetin nuk janë pranuar amandamentet të cilat ishin parashtruar nga opozita në bashkëpunim me sektorin joqeveritar.

Bedri Fazli nga BDI theksoi se në propozim buxhetin janë siguruar mjete shtesë për infrastrukturën, shëndetësinë, mjedisin jetësor, arsimin, mbrojtjen sociale, bujqësinë, transportin, turizmin,…

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm peshon 5,5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe të njëjtat janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 343,6 ose janë për 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Për paga janë projektuar 41,2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime janë planifikuar 25,3 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 215,3 miliardë denarë. Për transfere sociale janë planifikuar 161,1 miliardë denarë, nga të cilat 83,6 miliardë denarë janë për pagesën e pensioneve, për kompensime për mbrojtje sociale për shtresat më të rrezikuara të popullatës rreth 13,2 miliardë denarë. Rritja e ekonomisë është parashikuar në nivel prej 3,4 për qind, ndërsa inflacioni në nivel deri 3,6 për qind.

Siç theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në ditën e parë të debatit të përgjithshëm, kontribut më të madh drejt rritjes në vitin 2024 pritet të kenë investimet bruto me një rritje prej 8,4 për qind, kryesisht si rezultat i intensifikimit të realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti në korridoret 8 dhe 10, shoqëruar me masat dhe aktivitete për realizim më të madh të investimeve kapitale të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Pritet rritje e mëtejshme e konsumit, me rritje edhe në konsumin privat edhe në atë publik. Konsumi privat parashikohet të shënojë një rritje reale prej 3,1 për qind në vitin 2024, në kushte të presioneve të ulura inflacioniste, rritjes së metejshme reale të pagave dhe punësimit, rritje së kredisë dhe mbajtjes së një niveli solid të remitancave nga jashtë vendit. Pritet një rritje mesatare e konsumit publik prej një për qind.

Deri në fund të vitit pritet ulje  emëtejshme einflacionit dhe ai mesatarisht të jetë 9,2 për qind, ndërsa vitin në vijim të stabilizohet në 3,6 për qind në kushte të nivelit të qëndrueshëm stabil të çmimeve të energjensëve dhe ushqimit në tregjet ndërkombëtare, si dhe ngadalësimi i mëtutjeshëm i inflacionit bazik.

Deficiti i projektuar për vitin 2024 në shumë prej 33,5 miliardë denarëve si dhe pagesa e borxhit në shumë prej 45 miliardë denarëve, prej të cilave borxhi i jashtëm në shumë prej 26,4 miliardë denarë dhe borxhi i brendshëm në shumë prej 18,6 miliarëd denarë, do të financohen përmes detyrimit të brendshëm dhe të jashtëm.

MARKETING



You may also like