Dita e Asamblesë së Përgjithme Zgjedhore në FSHF, çfarë pritet të ndodhë sot

by admin
Spread the love

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka thirrur për sot Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore. Kjo asamble do të nisë në orën 10:00 në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe do të transmetohet në Youtube, na kanalin e qeverisë shqiptare të futbollit në vend.

Për shkak të çështjeve të ngritura në Gjykatën e Tiranës, sot pritet që të shtyhet votimi për zgjedhjen e presidentit të FSHF dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Vetë presidenti Duka ka deklaruar se do kërkojë sot në Asamble shtyhen zgjedhjet, ndërsa sot pritet vetëm votimi për miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit dhe miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur.

Kështu sot me interes do të jetë që të mësohet data se kur do të bëhet votimi për presidenti dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Kandidatë për kreun e FSHF janë Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

Sa i takon garës për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, në garë janë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi. / oversport.tv

You may also like