Distancimi i Donaldit nga Bora i qëllimshëm dhe skenar i produksionit të “Big Brother”? – Shqip

by admin
Spread the love

14:01 | 1 Dhjetor 2021

Ky detaj mund edhe të dëshmojë se spektakli është me skenar gjë e cila po dyshohet kohët e fundit.

Afirmiteti i Donaldit me Beatrix brenda shtëpisë ka shkaktuar reagime të shumta, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, mbrëmë dyshja veç se e pranuan se duan diçka më shumë me njëri-tjetrin se sa miqësi, mirëpo një gjë mbetet ende pezull për të cilën Donaldi nuk diskutoj fare.

Ajo sigurisht se është lidhja me Bora Zemanin dhe puthja që i dhuruan njëri-tjetrit duke marrë gjithë vëmendjen e publikut. Megjithatë, atë nuk la pa e komentuar mikja e saj e ngushtë, Semi e cila tregonte hapur se nuk pajtohej me raportin e ri të aktorit bashkë me këngëtaren.

Në emisionin e mbrëmshëm të transmetuar live, pasi u shfaq klipi i Beatrix dhe Donaldit me një afirmitet kogja të madh mes tyre, Semi i kërkoi, moderatores Arbana Osmani të flas me Donaldin dhe t’i tregoi se është aty po ashtu edhe t’i uroi gjithë të mirat por ajo nuk e lejoj.

Kjo gjë më sa duket e frustroi Semin e cila edhe la studion e “Big Brother” pa u përshëndetur, mbase edhe me të drejtë.

Vlen të theksohet se krijimi i një lidhje mes Donaldit dhe Beatrix mund të jetë “skenar” nga produksioni, kjo për faktin se nuk ka asnjë rregull që ndalon të komunikojnë brenda shtëpisë nga studio ata që tashmë janë larguar dhe kështu që të mos i ndikojë Semi Donaldit duke e ditur miqësinë e tyre, produksioni duan ta mbajnë më larg Donaldin nga Bora për të bërë një lojë edhe më interesante brenda shtëpisë dhe sigurisht se këtë kush mund ta bëjë më mirë se Donaldi duke dal çift me ndonjë vajzë nga aty brenda.

Kjo do t’i ndihmonte “Big Brother” që të ketë më shumë shikueshmëri, gjithashtu do të përfitonte edhe Donaldi për të qenë fituesi i 100 mijë eurove.

Kujtojmë se, në emisionin e kaluar, ishte Fifi ajo e cila komunikoi me banorët pas daljes së saj nga shtëpia dhe këtu sigurisht se shtrohet pyetja se përse Fift iu lejua ndërsa Semit nuk iu aprovua kjo gjë.

Ndryshe, nga e gjithë kjo situatë ende nuk kemi asnjë reagim nga Bora Zemani e cila është më e atakuara në këtë mes./Shqip/

You may also like