Dislokimi i ushtrisë serbe në kufi, mesazh i politikës së Vuçiqit – deshën ta pushtojnë një pjesë të veriut – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonici tha se dislokimi i ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është një mesazh i politikës së Aleksandad Vuçiqit.

Maqedonci tha se gjendja e sigurisë në territorin e Kosovës është e qetë, por në veri ajo vazhdon të jetë e tensionuar

“Gjendja e sigurisë në territorin e Kosovës është e qetë, por vazhdon të jetë e tensionuar në pjesën kufitare ku kemi pasur një zbarkim të trupave ushtarake serbe që vlerësoj që është një dërgim mesazhi i politikës së Vuçiqit për Kosovën për shkak të humbjeve që kanë pasur eksponentët e tij paraushtarakë në veri”, tha ai për Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Maqedonci tha se ajo që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Banjskë ishte një plan i mirëorganizuar ushtarak për ta pushtuar një pjesë të territorit në veri të Kosovës.

You may also like