Diola-Luizit: Nuk të marr në konsideratë, shpike sëmundje për çmimin, këngëtari: Do të të sh*atërroj

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Diola Dosti kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrin, që e ka fillin te një fjali e këngëtarit për nutricionisten. Sipas kësaj të fundit, Luizi ka thënë për të se ‘ajo merr frymë kot’ dhe Diola është shprehur se kjo fjali ka prekur fëmijët e saj.

“Vajzat e mia atë natë kanë qenë duke e parë atë natë me të atin dhe partneren e tij, që mund të jenë edhe duke fërkuar barkun nga një fjalë e thënë nga ti. E kjo nuk është e lehtë, kështu që ti duhet të mendohesh mirë Luiz para se të flasësh. Se nuk doja të ta thoja, aq më pak në këtë gjendje të ngarkuar, se bëmë edhe pemën e jetës.

E po ta them shumë sinqerisht, ti ke prekur fëmijët e mi. E mua kjo gjë më prek shumë, e di pse më prek Luiz? Sepse ti je ai që ke thënë se kam një motër me 3 kalamaj. Dakord? Dhe ato vajza që e dinë shumë mirë jetën time, e ti thotë dikush ato fjalë, aq më pak ti që kam luftuar për ju të dy, të dalë e të thotë merr frymë kot.

Dhe kur ta dëgjosh pemën e jetës sime do e kuptosh se nuk marr frymë kot. Unë nuk jam vetëm këtu, hajde sqaroi vajzat e mia në çfarë kuptimi e ke thënë ti. Ajo është gjëja më e ulët që ti ke bërë. Ti më ke fyer duke më thënë që merr frymë kot”, tha Diola e revoltuar.

Këngëtari është përpjekur ta sqarojë, duke thënë se ai nuk e ka pasur për të personalisht, por për lojën e saj. “Unë përballë kam Diolën, as vajzat, as ish-burrin a ku di unë. Për aq sa shoh unë që bën ti në shtëpi, unë do të sulmoj”, tha Luizi.

Debati ka vijuar edhe ditën e sotme, me Luizin i cili ka sqaruar Nitën, pasi ajo rrëfeu për betejën e saj me kancerin se ai nuk ka asgjë me të personalisht, por me lojën e saj. “Unë nuk kam gjykuar njeri për problemet dhe gjërat që kanë jashtë, unë kam gjykuar lojën që bëjnë në shtëpi. Nuk më intereson për jashtë, të gjithë kemi probleme dhe familje”– tha Luizi duke iu drejtuar Diolës edhe Nitës.

Ndërsa Nita ka vijuar sërish të debatojë me Luizin, duke i thënë se ai shpik sëmundje për të fituar 100 mijë euro. “Ty nuk të marr në konsideratë fare. Nuk jam nga ato që ul karakterin tim dhe bëj lojë të keqe për 100 mijë euro. Ti shpik sëmundje”, tha Diola.

Nuk ka munguar as përgjigjja e Luizit i cili i tha: “Me ty që përdor fëmijët e tu për t’u viktimizuar, flasim bashkë. Ty do të them fjalën që është bërë hit këtu, do të të shkatërroj, me atë që bëre”.

You may also like