Dinamo tregon forcën në Fier, Marku dhe Ymeri ndëshkojnë Apoloninë

by admin
Spread the love

Dinamo tregon forcën edhe në “Loni Papuçiu”, pasi mposht me rezultatin 3-1 vendasit e Apolonisë dhe pas këtij suksesi konsolidon pozitat në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.

Taulant Marku zhbllokon shifrat për miqtë që në minutat e para të sfidës, por fierakët përgjigjen menjëherë me Gjatën, që kthen ekuilibrin pas vetëm 12 minutave lojë.

Enea Topi lë Apoloninë me 10 lojtarë në fushë pasi ndëshkohet me karton të kuq dhe Dinamo përfiton menjëherë dhe kalon sërish në avantazh falë golit të shënuar nga Ymeri.

Ndonëse në inferioritet numerik, Apolonia mundohet të reagojë në pjesën e dytë, por një gol i të zakonshmit Marku në minutat e fundit të sfidës vulos përfundimisht fatin e kësaj sfide.

Dinamo ngjitet në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Apolonia mbetet në kuotën e 8 pikëve në klasifikim. / Oversport.tv

You may also like