Dinamo-Partizani, pas 8 vitesh, rikthehet Derbi në superligë

by admin
Spread the love

Kjo fundjavë do të rikthejë pas më se vitesh Derbin Dinamo-Partizani që është luajtur në kategorinë e parë, ndërkohë në Superiore janë për herë të fundit këto dy skuadra janë përballur në vitin 2009. Gjithsesi, sot në 2021 janë po ato, dy klube që e fillojnë kampionatin me pretendime të larta. Ilir Daja i njohur si dinamovid sot në krye të Partizanit kërkon sigurisht më të mirën për ekipin e tij.

Dinamo në këto tre javë të para të Abissnet Superiroes ka një fitore dhe dy barazime dhe pavarësisht 3 pikëve më shumë se Partizani në këtë fillim sezoni, kërkesa është shumë e lartë nga ekipi, padyshim edhe për këtë ndeshje.

Derbi Kryeqytetas do të luhet në Elbasan Arena në orën 19:45 ndërkohë që ditën e shtunë luhet Egnatia-Kastrioti dhe Skëndrbeu-Vllaznia. Ndërkaq që ditën e diel mbyllet java e katërt me ndeshjet Tirana-Laçi, Kukësi-Teuta. Të gjitha këto ndeshje do të keni mundësi t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.


Top Channel

You may also like