Dikur tregoi se është bullizuar, sot Arbana Osmani i bën një thirrje publike kryeministrit Rama

by admin
Spread the love

Së fundmi, në Francë është miratuar një ligj i ri që do të kriminalizojë bullizmin në shkollë dhe do të sigurojë trajnime të mëtejshme për mësuesit për të parandaluar ngacmimet.

Legjislacioni i propozuar do ta bëjë ngacmimin në shkollë një vepër penale specifike, për të cilën mund të mbahen përgjegjës ose nxënësit ose stafi i shkollës. Ata që shpallen fajtorë mund të përballen me gjoba deri në 45 mijë euro dhe tre vjet burg.

Ky lajm i ka rënë në sy edhe Arbanës e cila e ka shpërndarë në Instastory. Dhe jo vetëm kaq, por i ka bërë tag edhe kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që me këtë fenomen të merren masa dhe në vendin tonë. Bullizmi ka prekur shumë shoqërinë tonë dhe gjithnjë e më shumë persona të ndryshme po rrëfejnë eksperiencat e tyre aspak të bukura.

Kujtojmë se vetë Arbana ka treguar në emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur se edhe ajo ka rënë pre e bullizmit. Duke marrë parasysh pasojat e tij urojmë që edhe Shqipëria të ndjekë shembullin e Francës.


You may also like