Dietmar Hamann kritikon Ronaldon: Ai nuk ka dinjitet

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo përjetoi një nga momentet më të hidhura në karrierën e tij me eliminimin nga Kupa e Botës përballë Marokut. Portugezi po përjeton shumë ngjarje kohët e fundit, që nga ndarja me Manchester United e deri te pasiguria me agjentin e tij Jorge Mendes. Këtë herë 37-vjeçari është sulmuar ashpër nga ish-mesfushori Dietmar Hamann.

“Cristiano Ronaldo as që donte t’i përgëzonte në fund të sfidës. Ai nuk pati as dinjitetin ta bënte këtë gjë për atë që ata arritën. Në vend të kësaj, lojtarët marokenë shtrënguan duart me francezët.” – tha fillimisht ish-mesfushori i Liverpool.

“Dinjiteti dhe mirësia që Maroku tregoi kur humbi, është e pabesueshme. Mendoj se ata kanë qenë skuadra më njerëzore dhe surpriza më e bukur e këtij Botërori.” – përfundoi Dietmar Hamann. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like