Dieta me kos, ju tregoj si të humbisni kilogramë super shpejt – Shqip

by admin
Spread the love

Dieta me kos ka në qendër të saj konsumimin e 2 litrave kos çdo ditë. Mundohuni të konsumoni kos me përmbajtje të ulët yndyrë dhe të mos shtoni përbërës të tjerë që nuk janë të përmendur më poshtë. Do t’ju duhen 3 ditë dhe ndryshimet që do të vini re në trupin tuaj do të jenë të qarta.

Vita e parë – Mëngjesi – Në mëngjes konsumoni kos frutash ose kos me tërshërë dhe rrush të thatë. Dreka – Zieni oriz, bëni sallatë me perime të freskëta dhe i shtoni pak vaj ulliri.

Përveç kripës dhe piperit, mos shtoni erëza të tjera në sallatë. Për zemër, përsëri përgatisni kos me fruta të freskëta (si në mëngjes). Darka – Para gjumit konsumoni sallatë me pulë dhe karrota. Në sallatë, përveç karrotave shtoni edhe mollë dhe vaj ulliri. Më pas, mund të konsumoni dhe kos pa yndyrë.

Dita e dytë – Mëngjesi – Bëni sallatë me kastraveca(pritini në formë katrore) duke i shtuar edhe kos (ndryshe e njohur si tarator). Dreka – Piqni pak mish pule në vaj ulliri, duke i shtuar kripë dhe piper të zi. Gjithashtu mund të shtoni edhe kërpudha, domate dhe speca. Kur perimet të zbuten, shtoni kos. Darka – Konsumoni dy gota kos duke i shtuar fruta të freskëta sipas dëshirës.

Dita e tretë – Mëngjesi – Në jogurt, përzieni pak djathë, mollë të prerë, pak kanellë dhe në fund i shtoni kripë dhe pak piper të zi.

Piperi i zi do të bëjë metabolizmin tuaj të përshpejtohet. Dreka – 150 gram fileto peshku dhe sallatë me kastraveca (tarator). Darka – Zieni 100 gram brokoli, shtoni një spec dhe një vezë të zier. Të gjitha këto i përzieni me kos.

You may also like